Informacion i përgjithshëm mbi projektin | |
Titulli i projektit: | Java Europiane e Sportit |
Vend i zbatimit: | Tirane |
Fillimi i projektit: | 28 Shator 2023 |
Përfundimi i projektit: | 30 Shtator 2023 |
Në datat 28, 29 dhe 30 shtator Sheshi “Nënë Tereza” u kthye në hapësirën më të madhe dedikuar sportit. Në kuadër të “Tirana kryeqyteti Sportit” Bashkia Tiranë ne bashkepunim me Active Mobility solli në shesh një sërë hapësirash dedikuar disiplinave të ndryshme sportive, nutricionizëm, teknologji, mjekësi sportive, sport për mendjen për të gjitha grupmoshat.
Për tri ditë radhazi hapësira e Sheshit “Nënë Tereza” vibroi nga energjia e sportit dhe diskutimeve rreth tij përmes paneleve të profesionistëve.
Në tri ditë radhazi u mbajten pesë panele diskutimi me tematikat:
Dita e parë
28. 09 ora 18:00- 19:00
Panel diskutimi “Sporti Elitar”
(Të ftuar sportistë dhe ekspertë të fushës)
Dita e dytë
29. 09 ora 11:00- 12:00
Panel diskutimi “Turizmi sportiv”
(Të ftuar sportistë dhe ekspertë të fushës)
29. 09 ora 18:00- 19:00
Panel diskutimi “Sporti dhe gjithëpërfshirja”
(Të ftuar sportistë dhe ekspertë të fushës)
Dita e tretë
30. 09 ora 11:00- 12:00
Panel diskutimi “Jetesa, ushqimi i shëndetshëm dhe sporti shkollor”
(Të ftuar sportistë dhe ekspertë të fushës)
30. 09 ora 18:00- 19:00
Panel diskutmi “Mjekësia sportive”
Përgjatë tri ditëve të panairit një sërë subjektesh, organizatash, klubesh sportive dhe individësh ofruan dhe demostruan shërbimet e tyre të lidhura me mirëqenien individuale dhe kujdesin që i duhet kushtuar fizikut. Një sërë profesionistësh demostruan falas klasa si Yoga, Aerobi, Kërcim sportive dhe të tjera sporte me qëllimin për t’i afruar vizitorët me aktivitetin dhe për ta bërë eksperiencën më interaktive. Një mundësi fantastike për të marrë informacionin e duhur nga profesionistet e fushës, me qëllim hyrjen dhe vijimësnë e një karriere sportive, një jete më të shëndetshme apo një pasioni për sportin.